Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia duhet të heqë dorë nga dhuna

Aktuale

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia duhet të heqë dorë nga dhuna

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:21
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ka thënë se Serbia duhet të heq dorë nga dhuna.

Reagimi i kryediplomates gjermane, vjen pas sulmit terrorist të së dieles mbi policinë e Kosovës, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Ajo tha se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën, ka shkruar ajo në Twitter.

“Pas sulmit mbi policinë e Kosovës, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”, tha Baerbock.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat