Gërvalla kërkon veprime nga ndërkombëtarët: Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit

Aktuale

Gërvalla kërkon veprime nga ndërkombëtarët: Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:38
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka postuar në Twitter pamjet ku nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, shihet pjesë e aksionit të grupit terrorist, që më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës duke e vrarë Afrim Bunjakun.

Kështu, Gërvalla ka thënë se Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit.

Ajo ka bërë thirrje për zgjim të komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin veprime në ruajtje stabiliteti.

”Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin”, ka shkruar Gërvalla.

Pamjet janë kapur nga dronët e Policisë së Kosovës. Ato i publikoi të martën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat