Kearns: Ngjarja në veri nxjerr në pah dështimet nga politikat e nxitjes

Aktuale

Kearns: Ngjarja në veri nxjerr në pah dështimet nga politikat e nxitjes

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:22
Alicia Kearns

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, në një postimi në platformën `X`, ka thënë se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nxjerrin në pah dështimet nga politikat aktuale të cilat nxisin autokratët.

“Realiteti i tmerrshëm i ngjarjeve të kësaj fundjave në Kosovë është se ato konfirmojnë frikën tonë më të keqe, justifikojnë shqetësimet që kemi ngritur dhe nxjerrin në pah kaq shumë nga gabimet, papërshtatshmëritë dhe dështimet në parandalim të lehtësuara nga politikat aktuale të nxitjes ndaj autokratëve”, ka shkrur ajo në platformën 'X'.

Më herët, Kearns ka thënë se nevojitet që urgjentisht të vendoset drejtësia dhe ekuilibri në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Image
Shkrimi në rrjetin X

 Kujtojmë, se tensionet u rindezën kur terroritët serbë vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat