Jusuf Thaçi: Serbia kërkon luftë, ndërkombëtarët të mos i mbajnë veshët mbyllur

Aktuale

Jusuf Thaçi: Serbia kërkon luftë, ndërkombëtarët të mos i mbajnë veshët mbyllur

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 00:56
Jusuf Thaçi

Jusuf Thaçi beson se sulmi terrorist në veri është mbështetur nga strukturat shtetërore të Serbisë.

Sipas tij, nga sulmi terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit u nënkuptua se Serbia dëshiron luftë dhe ndërkombëtarët nuk duhet mbajtur veshët mbyllur, karshi kësaj situate.

“Serbia po vazhdon mos me ja dorëzu Kosovës terroristët që kanë marrë pjesë në aksionin e të dielës, po i merr në mbrojtje. Serbia e Vuçiq, nuk është çmend me dalë me thanë ne i kemi trajnu, financu e organizu këtë grup dhe e kemi dërgu në Kosovë, këtë do ta mohojë por krejt të dhënat e tjera tregojnë që këtë e ka bë Serbia”, tha Thaçi.

“Ky është mesazh që Serbia kërkon luftë dhe ndërkombëtarët nuk duhet mi mbajtë veshët mbyllur”, tha ai.

“Nëse me herët kanë pasur ndonjë dilemë, ose kanë luajtur lojëra me neve, se gjoja kanë dilema kush po nxit destabilizim në rajon tashmë e kanë edhe me video”, tha ai për shtetet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat