Limaj tregon çka i ka pëlqyer Albin Kurti pas ngjarjeve të fundit në veri

Aktuale

Limaj tregon çka i ka pëlqyer Albin Kurti pas ngjarjeve të fundit në veri

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 01:03
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se e vlerëson gjuhën e përdorur nga kryeministri ditën e diel, kur e ka bërë prezentimin e asaj çka po ndodh, por vazhdon ai, gjithçka tjetër pastaj, ka nisë ta shqetësojë.

“Konferenca e kryeministrit më ka pëlqy, krejt çka ka folë ka qenë në vendin e duhur. Çkado mas andej, është e tepërt, është e panevojshme, është kundërproduktive, mundet me tu kthy”, tha Limaj.

Ai tha se një prej arsyeve pse Kosova ka fituar, është sepse serbët e kanë nënçmuar këtë vend vazhdimisht.

“Një nga arsyet pse ne kemi fituar sepse e kanë nënçmuar këtë vend, po vazhdojnë me e nënçmu dhe mirë që po vazhdojnë me na nënçmu. Na kanë nënçmu policinë, shikoni videot në vitin 2021, çfarë fyerje u bëjnë njësiteve tona të policisë atje ën barrikada, shikoni në Youtube dhe shikoni si i fyejnë, Majde thonë që këta nuk dinë me e shti as ‘okfirin’. Ata nuk e kanë ditur ose nuk kanë dashur me e ditë fatmirësisht, Beogradi e ka fy këtë njësi sepse ne i kemi përgatitjet si me thanë shkenca e fundit e teknikës është te policia e jonë. Ato çka duhet me i pasë, deri te droni. Ata janë befasuar kur i kanë pa fotografimet, kur i kanë pa xhirimet”, tha Limaj.

Ai tha se beson që ka edhe xhirime të tjera.

“Unë besoj që kemi ende xhirime. Nuk e di, por besoj që shumë xhirime ka atje, shumë prova ka atje, edhe të kufiri, edhe te hyrja edhe te dalja, plotë ka. Ky vend është i furnizuar me instrumente”, tha Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat