​Policia po qëndron udhëkryqin që shpie për në Banjskë

Aktuale

​Policia po qëndron udhëkryqin që shpie për në Banjskë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 10:21
​Policia

Pas përfundimit të aksionit të Policisë së Kosovës për bastisje mbrëmë në Banjskë të Zveçanit, pjesëtarët e Policisë po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë tek udhëkryqi që shpie për në Banjskë, duke mos lejuar lëvizjet e automjeteve civile në këtë drejtim, përveç banorëve të këtushëm.

Vërehen herë pas here lëvizjet e automjeteve të policisë në këtë zonë, si dhe atyre të Eulex-it, por në numër më të vogël sesa të martën.

Situata aktualisht në këtë zonë është e qetë. 

Ndërkaq sot pritet të vendoset si do të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat