Lirohen katër personat e arrestuar gjatë aksionit policor në Banjskë

Aktuale

Lirohen katër personat e arrestuar gjatë aksionit policor në Banjskë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:53
Veriu

Katër persona të cilët janë janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes janë liruar në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e informimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se deri tani janë arrestuar 8 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat