Luftimi i korrupsionit mbetet sfidë për institucionet – kërkohet bashkëpunim i mirëfilltë

Aktuale

Luftimi i korrupsionit mbetet sfidë për institucionet – kërkohet bashkëpunim i mirëfilltë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 14:48
Foto nga vendi i ngjarjes

OJQ “Aktiv” ka mbajtur konferencë për transparencën e administratës lokale në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat serbe në Kosovë”.

Tamra Geig, nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, tha se ShBA-ja do ta vazhdojnë mbështetjen për Kosovën. Madje tha prioritet i ShBA-së mbetet bashkëpunimi për një Kosovë më të sigurt.

“Siç e dini ShBA kanë qenë partner të Kosovës për më shumë se dy dekada dhe ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë. Ne po mundohemi t’i ngrijmë kapacitetet e shoqërisë civile në Kosovë. Ne e dimë që kjo do të forcoj institucionet e Kosovës dhe për këtë është shumë e rëndësishme kjo konferencë”.

“Ne jemi të gjithë së bashku që të sigurohemi që komunitetet do të bashkëpunojnë për një Kosovë më te sigurt, kjo është prioritet edhe për ShBA-të”.

Miodrag Miliceviq, drejtor ekzekutiv i OJQ “Aktiv”, shtoi se kanë hartuar një program për dixhitalizimin e raportimit kundër korrupsionit.

“Ajo çfarë do doja të ndaja për ne është pikërisht çështje kyçe është aplikacioni “ABER” që është bërë në 6 gjuhë të ndryshme me agjencinë kundër korrupsionit, që mundëson dixhitalizimin e raportimit kundër korrupsionit”.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se prioritet kryesor mbetet trajtimi i barabartë i të gjitha rasteve.

Prioriteti ynë është që të kemi një trajtim të barabartë në të gjitha lokalitetet e Kosovës, këtu kemi pasur sfida, por jemi munduar që gjithmonë të iu ofrojmë bashkëpunim edhe me komunitetet jo-shumicë. Secili mandat i qeverisjes duhet të jetë i ndërlidhur me shoqërinë civile, për transparencë të plotë”, shtoi tutje Buleshkaj.

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha se duhet punë më intensive në luftimin e korrupsionit. Ai kërkoi më shumë përfshirje të qytetarëve nga niveli lokal e ai qendror.

Si komunat si niveli qendror duhet te ketë më shumë bashkëpunim si me qytetarët edhe me institucionet. Prokurorët krejt punën e tyre e bazojnë në letra, sot ka mundësi të llojllojshme se si me luftuar korrupsionin, hetimet, përgjimet nuk ekzistojnë fare”, shtoi Miftaraj.

“Si nga komunat ashtu edhe nga Qeveria duhet të ketë më shumë përfshirje të qytetarëve, publikut dhe grupeve të interesit. Transparenca dhe llogaridhënia nëse do të zbatoheshin në praktikë do të kishim me pak raste të korrupsionit

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik i Kosovës (KDI) tha se Kosova ka ende sfida në luftimin e korrupsionit.

Kosova edhe pse ka pasur një suksese, dhe ka bërë një hap tutje, megjithatë ka sfida në miratimin e politikave të ligjeve dhe në zbatimin e këtyre ligjeve që garantojnë transparencë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat