Në pasdite pritet takimi mes presidentes dhe Krasniqit

Aktuale

Në pasdite pritet takimi mes presidentes dhe Krasniqit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:29
Krasniqi, Osmani

Presidentja Vjosa Osmani e ka lënë sot të takohet me liderët e partive opozitare.

Ajo në mëngjes u takua me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, e pastaj edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ndërkaq tash është konfirmuar që sot pasdite ajo do ta presë në takim edhe të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Mes tyre pritet që të flitet edhe për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ashtu sic ndodhi edhe në takimet me Abdixhikun e Haradinajn.

“Takimi mes kryetarit Krasniqi dhe presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, ka thënë për KlanKosova.tv, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat