​Abdixhiku pas takimit me Presidenten dhe shefin e AKI-së: Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit, koha ta fitojmë betejën diplomatike

Aktuale

​Abdixhiku pas takimit me Presidenten dhe shefin e AKI-së: Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit, koha ta fitojmë betejën diplomatike

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim me të dhe me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Pas takimit, deputeti Abdixhiku ka shkruar nw Facebook se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë ditës së diel në Banjskë.

“Jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm. Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve.

Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren.Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë. Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, ka shkruar Abdixhiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat