Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit

Aktuale

Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:56
Koci

Opinionisti Melazim Koci, ka thënë se Lista Serbe duhet të sanksionohet nga institucionet e Kosovës, pasi sipas tij, kjo parti politike ka shkelur në ujërat e terrorizmit.

Koci tha se situata politike në veri është e rëndë dhe ajo pjesë e vendit mund të ballafaqohet me vakum politik.

“Por, ky mund të jetë edhe rast i mirë për Kosovën që të nxjerr në pah forca të tjera politike atje. Unë nuk mendoj se të gjithë ata janë të zënë peng. Serbët në veri nuk besoj se qëndrojnë prapa Listës Serbe”.

“Pas këtij aksioni nuk bënë barrikada, ndezën qirinj për terroristët por ishte numër simbolik i tyre. Kjo tregon se ata kanë qëndrim të rezervuar në raport me Listën Serbe, por atyre duhet ofruar, mbetet tek Qeveria e Kosovës që të bëjë përpjekje maksimale që t’u ofrohen programe zhvillimore që ata të shkëputën nga pengu”, tha Koci në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Koci situatën aktuale në veri të vendit e konsideron si rast të mirë që serbët e veriut të dalin në anën e Kosovës dhe të çlirohen nga presioni i Listës Serbe.

“Mendoj që ky mund të jetë rast shumë i mirë që ata të shkëputën nga Lista Serbe, të dalin në subjekte të tjera dhe konsideroj se në këtë situatë, ky mund të jetë një rast i mirë që një pjesë e konsiderueshme e tyre të dalin në anën tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat