Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”?

Aktuale

Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”?

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Për ekspozimin e tyre u desht goxha hapësirë e kampit policor, ‘Enver Zymberi’.

Krejt arsenali i armëve që forcat e rendit e kapën në Banjskë të Zveçanit, ku u sulmuan nga terroristët, kap shifrën e pesë milionë eurove.

Ai për një kohë do të qëndrojë në duart e policisë në cilësinë e provave, raporton klan kosova. Por me përfundimin e procesit gjyqësor që synon të zbardhë sulmin e së dielës, armatimi mund t’i kalojë për përdorim atyre ose ushtrisë.

Që ato të mos asgjësohen, duhet fillimisht kërkesë e prokurorit të rastit.

Por, vendimi që e merr gjykata, mund të mos jetë i njëjtë për krejt prej tyre. Kjo, pas vlerësimit që u bëhet.

Gati njëjtë veprohet edhe me automjetet që u kapën. Ato mund t’iu kalohen institucioneve për shfrytëzim ose të shiten në ankand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat