Haxhiu: Kosova, shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Haxhiu: Kosova, shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:48
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Kosova ka shkallën më të ulët të kriminalitetit në tërë Ballkanin Perëndimor, kjo sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023.

“Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar sapo ka publikuar Indeksin Global të Krimit të Organizuar 2023 për 193 shtete në botë.

Sipas këtij indeksi, Republika e Kosovës edhe për vitin 2023 ka shkallën më të ulët të kriminalitetit në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Tutje, ajo tha se “Kosova ka shënuar progres edhe në aspektin e qëndrueshmërisë për të luftuar kriminalitetin nëpërmjet masave politike, ekonomike, ligjore dhe sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat