Osmani për Reuters: Kosova është nën sulm

Aktuale

Osmani për Reuters: Kosova është nën sulm

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:22
Vjosa Osmani

“Kosova është nën sulm”, ka deklaruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë të dhënë të enjten për “Reuters”, derisa u shpreh që Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq qëndrojnë pas ngjarjeve të 24 shtatorit.

Sulmi terrorist që la të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, dhe të plagosur një tjetër zyrtar të Policisë së Kosovës po vazhdon të jetë temë edhe në mediat e huaja.

“Reuters” ka intervistuar presidenten Osmani, pas sulmit ku rreth 30 persona të armatosur rëndë hynë në fshatin e Banjskës të shtunën.

“Kosova është nën sulm”, ka thënë kryetarja e shtetit.

“Grupi i armatosur thjeshtë ushtroi synimet dhe motivet e Serbisë si shtet dhe Vuçiqit si lider.” – u shpreh ajo më tutje.

Presidentja tutje theksoi se Serbia ka ende pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po vepron sipas një “modeli të Krimesë”.

“Do t’i thoja presidentit Vuçiq që të ndalojë së marri me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo çmim…Ata po tentojnë të bëjnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës po ne nuk do ta lejojmë këtë absolutisht…”, ka deklaruar ajo.

Osmani mes tjerash u shpreh se është shumë e shqetësuar me sulme të tilla, të cilat sipas saj, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk ndëshkohet.

“Jam shumë e shqetësuar se sulme të tilla, qoftë edhe më të mëdha, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk dënohet, para së gjithash për këtë akt terrorist agresioni”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat