Hoferer: BE nuk guxon t’i mbyllë sytë – ta ndëshkojë Serbinë

Aktuale

Hoferer: BE nuk guxon t’i mbyllë sytë – ta ndëshkojë Serbinë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:35
Christian Hoferer

Kryetari i organizatës “Rinia Pan-Europiane e Gjermanisë”, Christian Hoferer, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit terrorist në veri të Republikës së Kosovës.

“Është për t’u vë në dukje fakti që dy ditë pasi Vuçiq minoi integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njerëz të armatosur rëndë  vranë një oficer të Policisë së Kosovës”, theksoi Hoferer në një deklaratë ekskluzive për Radio Kosovën.

“Duket se presidenti serb, Vuçiq, ashtu si Millosheviqi, ka orkestruar edhe një herë me vetëdije një përshkallëzim të ri në Kosovë”, theksoi tutje Hoferer, teksa ka dënuar ashpër sulmin terrorist në veri të Kosovës.

“Në veri të Kosovës, shërbimet sekrete serbe, politikanë dhe bandat kriminale kanë vite që punojnë së bashku. Si ministër i informacionit në qeverinë e Millosheviqit nga viti 1998 deri në vitin 2000, Vuçiq, sot është personi me kontaktet më të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin”, tha Hoferer.

Ai i tha Radio Kosovës se pret “një reagim të fortë nga ana e Bashkimit Evropian dhe se BE-ja duhet t’i shohë gjërat realisht dhe të mos lejojë që Beogradi edhe më tej të veprojë si krah i zgjatur i Moskës në Ballkanin Perëndimor”.

Dialogu, theksoi ai, është rruga e vetme si për Kosovën ashtu dhe për Serbinë, pasi nuk ka alternativë tjetër.

“Bashkimi Evropian duhet të veprojë dhe pas këtij rasti, nuk guxon t’i mbyllë sytë, apo të lë pa ndëshkuar presidentin serb, Vuçiq”, nënvizoi Hoferer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat