Ish-ambasadori Ukshini: As Millosheviqi s’do guxonte ta provonte sulmin e “Banjskës”

Aktuale

Ish-ambasadori Ukshini: As Millosheviqi s’do guxonte ta provonte sulmin e “Banjskës”

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:59
Ish-ambasadori Sylë Ukshini

Ish-ambasadori Sylë Ukshini, ka folur rreth sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Ai tha në Info Magazine në Klan Kosova se “Banjskën” s’do të guxonte ta provokonte as “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

“Kfori duhet të kthejë të paktën zonën e sigurisë 5 kilometërshe që është suspenduar gjoja për shkak të normalizimit”, tha Ukshini.

Të dielen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh serbë.

Si pasojë, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në anën tjetër, si kundërpërgjigje organet e rendit të Kosovës i vranë tre persona të grupit terrorist.

E po ashtu u arrestuan edhe tetë persona të tjerë të këtij grupi, gjashtë prej të cilëve u liruan në mungesë provash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat