Musliu: Nuk m’i heqë askush dyshimet që edhe një jug të Kosovës është futë armatim nga Serbia

Aktuale

Musliu: Nuk m’i heqë askush dyshimet që edhe një jug të Kosovës është futë armatim nga Serbia

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 19:01
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryesuesja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu, tha se ka dyshime që mund të ketë armatim edhe në jug të vendit e futur nga Serbia.

E pyetur nëse ka kaluar rreziku pas sulmit terrorist në veri të Kosovës nga një grup terrorist serb të dielën, Musliu tha se situata nuk mund të neglizhohet.

“Pamjet që i kemi pa, të të gjithë atij arsenali, atij armatimi që është futë në Kosovë, nuk guxojmë në asnjë rrethanë që ta neglizhojmë situatë dhe të themi që e kemi kaluar rrezikun sepse nuk kemi asnjë garancion që një sasi e municionit dhe arsenalit të armëve të mos jetë shpërndarë gjithandej Kosovës. Sepse të shihet gjithë ai armatim në një objekt kulti që quhet kishë e që më së paku kishë mund t’i themi, mu nuk mi heqë askush dyshimet që mund të ketë edhe një jug të Kosovës armatim që është futë nga Serbia’, u shpreh Musliu.

Sipas saj, pas pamjeve të gjithë atij armatimi i cili ishte futur në objekt kulti nga Serbia, të grihë qytetarët e Kosovës pa dallim duhet të jenë të kujdesshëm dhe ët përgjegjshëm ndaj çdo veprimi apo provokimi të mundshëm.

“Prandaj i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, organet e sigurisë, politikanët dhe të gjithë këta që jetojnë në Kosovë pa dallim, që të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj çdo veprimi por edhe ndaj çdo provokimi eventual që mund të vije”, deklaroi Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat