LIVE: Bastisje në veri të Kosovës, bastiset edhe restorani i gruas së Radojiçiqit

Aktuale

LIVE: Bastisje në veri të Kosovës, bastiset edhe restorani i gruas së Radojiçiqit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 08:02 Përditësuar në ora: 09:32 më 29.09.2023
Policia

Kossev: Policia e Kosovës bastisi edhe spitalin e Mitrovicës së Veriut

Në kuadër të kontrollit të pesë lokacioneve në tri komuna që me urdhër të gjykatës kompetente po kontrollohen nga Policia e Kosovës në praninë e prokurorit të rastit dhe EULEX-it, është bastisur edhe Qendra spitalore në Mitrovicën e Veriut. Bastisje pati edhe në restorantin e gruas së Milan Radojiciqit, njeriut kryesor që dyshohet se ka udhëhequr grupin terrorist që sulmuan të dielën policinë e Kosovës.

Për bastisjen në spital ka raportuar portali serb “kosovooline”.

Drejtori i kësaj qendre klinike Zllatan Ellek e quan këtë aksion të policisë “një ndërhyrje të dhunshme të njësive speciale të Policisë së Kosovës”.

Ellek thotë se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë ende në spital dhe po bëjnë bastisje, gjë që “po shkakton ankth te punonjësit por edhe te pacientët”.

“Janë duke kontrolluar lavanderinë dhe disa zyra në hyrje të spitalit, pa dijeninë e administratës së spitalit dhe menaxhmentit të spitalit, unë si drejtor kam vendosur kontakte me ta, na thanë se kanë një urdhër kontrolli nga Gjykata. Janë ende në rrethin e spitalit, ka një “shqetësim të madh” te pacientët dhe punonjësit”, ka thënë Ellek.

Policia e Kosovës ka njoftuar në Facebook se është duke zbatuar urdhrin e gjykatës kompetente për kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të Kosovës.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.”, kanë shkruar nga Policia e Kosovës.

Prokurori Abazi: Aksioni është realizuar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarit Radojiçiq

Prokurori special Naim Abazi ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, Abazi tha se aksioni është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të gjykatës kompetente.

“Ky aksion është bë me urdhër të Gjykatës, me kërkesë të kësaj Prokurorie në pesë lokacione të ndyshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës. Kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq, ndërsa sa i përket rezultateve ose gjërat që kemi gjetë në këto lokacione, provat qoftë ato materale dhe ato sendeve të cilat ne konsiderojmë të sekuestrohen do t’ju njoftojmë me kohë pëmes një kumtese nga zëdhënësësit e kësaj Prokurorie”, tha Abazi.I njëjti shtoi se janë duke i evidentuar pronat të cilat dyshohen se janë në emër të Radojiçiqit dhe personave të tretë ku ai i ka transferuar ato prona.

“Gjithçka që i përket operacionit dhe çështjeve të realizimit sa i përket kësaj urdhërese është përkujdesë Policia e Kosovës me detaje. Ne jemi ende tu i evidentu pronat të cilat dyshohet se kanë qenë në emër të tij apo personave të tretë ku ai ka transferu këto prona, por për rezultatin e tyre më saktësisht do t’ju njoftojmë në një njoftim të radhës pasi të përfundon në tërësi operacioni”, tha Abazi.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni është kryer në katër prej pesë lokacioneve ku po zhvillohen bastisjet.

Përfundon aksioni i Policisë në katër nga pesë lokacionet e bastisura në veri

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në katër nga pesë lokacionet që po bastisen me urdhëresë të gjykatës në komunat veriore të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun e Mitrovicës.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në veri, janë duke u zhvillu aksione në 5 lokacione në tri komuna. Në katër prej lolacioneve të bastisura, aksioni ka perfundu”, tha Elshani.

Sulmi terrorist në Banjskë, Policia po zhvillon operacion në pesë lokacione në tri komunat veriore
Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se më bazë të urdhëresës së gjykatës, po zhvillohen kontrolle në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës.ë njoftimin e Policisë, thuhet se ky operacion po zhvillohet lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se është në vendin e ngjarjes edhe prokurori.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet më tej.

Bëhet e ditur se këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.

Ndryshe, në sulmin terrorist të së dielës mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lëndua një tjetër. Të vrarë mbetën edhe tre sulmues.

Bastisjet te restoranti i gruas së Radojiciqit, Policia konfiskon disa vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se po kryen kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

REL raportoi pak më herët se Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

“Kossev” raporton se në garazh të këtij lokali, janë konfiskuar disa vetura, dy prej të cilave me targa të Beogradi dhe një pa targa fare, përcjell Express.

Nq duart e policëve janë parë, sipas mediave lokale, qese letre ne të cilat s’dihet se cfarë ka.

Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga droni para dy ditësh, ku shihet Radojiciq bashkë me terroristët tjerë te Manastiri i Banjskës. Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së.)

Këto urdhër kontrolle, Policia ka thënë se janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Bastisjet në Veri, Policia shkon edhe te restorani i gruas së Radojiçiqit

Policia e Kosovës është duke kryer sot kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Siç raporton REL, Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Sipas këtij raportmi, zyrtarët policorë janë larguar prej atij objekti rreth orës 8:15 të së premtes.

Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga droni para dy ditësh, ku shihet Radojiciq bashkë me terroristët tjerë te Manastiri i Banjskës. Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së.)

Këto urdhër kontrolle, Policia ka thënë se janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sulmi terrorist në Banjskë, policia kryen kontrolle në pesë lokacione në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se këto operacione po zhvillohen lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ku në një sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku e u plagosën dy të tjerë.

Bëhet e ditur se këto kontrolle janë duke u zhvilluar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë. Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armatimi në Manastirin e Banjskës ku terroristët serbë u strehuan të dielën e 24 shtatorit. Armatimi që u gjet aty arrinë vlerën prej 5 milionë eurosh dhe ishte i bollshëm për qindra njerëz.

Sulmin e së dielës e kanë dënuar institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat