Momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së Radoiciqit, bashkë me veturat e konfiskuara

Aktuale

Momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së Radoiciqit, bashkë me veturat e konfiskuara

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 09:24
Pamje nga Ukraina

Tashmë ka përfunduar bastisja e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Mediumi lokal Kontaktplus ka publikuar një video nga momenti kur policia e përfundon bastisjen.

Në video shihet edhe njëra ndër makinat që u konfiskua nga bastisja në restorantin e gruas së Milan Radojiciqit, njeriut kryesor që mori pjesë në sulmin terrorist në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se janë kryer tashmë katër bastisjet e planifikuara, ndërsa në një akoma po zhvillohet aksioni nga ekipet policore.

“Pesë lokacione, në tre komuna janë zhvilluar bastisje. Katër aksione kanë përfundu, ndërsa një akoma jo”, ka thënë Elshani.

Aksioni policor po zhvillohet lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.

Gjatë këtyre bastisje ka pasur në prona edhe të Millan Radoiçiq që janë kontrolluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat