Jashari merr pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes A5, FSK-së i premtohet vazhdim i mbështetjes nga ShBA-ja

Aktuale

Jashari merr pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes A5, FSK-së i premtohet vazhdim i mbështetjes nga ShBA-ja

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:56
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari,

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në  punimet e Konferencës së Shefave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut në Shkup.

Në fjalën e tij, Gjenerallejtënant Jashari foli për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në veri të vendit, për të cilin sulm tha se paraqet kërcënim për stabilitetin e Kosovës por edhe të rajonit.

“Gjenerali ritheksoi që gjëra të tilla nuk bën të përsëriten dhe shtetet të cilat i përkrahin ato duhet të marrin dënimin e merituar. Në fund Gjeneral Jashari zyrtarisht u deklaroi pjesëmarrësve që ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut”, thuhet në njoftim.

Komandanti i FSK-së, gjatë kësaj konference ka takuar Komandantin e Forcave Amerikane për Evropë, Gjeneral Christopher Cavoli, të cilit ia prezantoi të arriturat e FSK-së.

“Po ashtu, u diskutua situata e sigurisë në vendin tonë dhe sfidat rreth saj. Gjeneral Cavoli e përgëzoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e tij së dhe njëherit ritheksoi që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin FSK-në në rrugën e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe atyre të mbrojtjes”, bëhet e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat