Sulmi terrorist dhe siguria në vend – drejtori i AKI-së nis raportimin në Komision me dyer të mbyllura

Aktuale

Sulmi terrorist dhe siguria në vend – drejtori i AKI-së nis raportimin në Komision me dyer të mbyllura

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 07:55 Përditësuar në ora: 10:47 më 02.10.2023
Petrit Ajeti

Drejtori i AKI-së nis raportimin në Komision me dyer të mbyllura

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e kësaj agjencie.

Raportimi i tij është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të këtij takimi.

Temë diskutimi pritet të jetë situata në veri të vendit, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Drejtori i AKI-së raporton sot në komisionin e Kuvendit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot mban mbledhjen e radhës në të cilën do të raportojë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Raportimi nis në orën 10:00, në ndërtesën e Kuvendit dhe fokus pritet të jetë situata e sigurisë në veri të vendit.

Në mbledhjen e këtij komisioni është paraparë edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 20.09.2023, si dhe të ndryshme.

Drejtori i AKI-së së fundmi, është paraparë të jetë shumë aktiv, ku përveç takimeve me drejtues të institucioneve, ka marrë pjesë edhe në takimin e presidentes Vjosa Osmani me partitë opozitare, ku edhe ka dhënë detaje për zhvillimet në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat