Gjermania “thirrje urgjente” Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

Aktuale

Gjermania “thirrje urgjente” Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:11
Annalena Baerbock

“Serbia me urgjencë duhet të ulë numrin e trupave ushtarake” përgjatë kufirit me Kosovën, ka thënë kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock pas takimit të 27 shefave të diplomacisë së unionit evropian që po zhvillohet në Kiev.

Ministrja gjermane e jashtme tha se bashkërisht me amerikanët ditë më parë kanë “qartësuar” me thirrjet e tyre ndaj Beogradit për uljen e tensioneve me Kosovën.

Largimi i trupave ushtarake serbe nga kufiri “është thirrja urgjente” që Gjermani dhe ShBA i ka bërë Serbisë, njoftoi Annalena Baerbock në një prononcim për media nga Kievi.

“E rëndësishme është që ditëve të fundit ne bashkë me amerikanët ua kemi bërë të qartë që të mos ketë tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ulë pranin e trupave ushtarake të saj përgjatë kufirit me Kosovën dhe kjo është thirrja urgjente e jona që vjen nga takimi i përbashkët (i 27 ministrave të jashtëm) në Kiev”, është shprehur kryediplomatja gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat