Policia po vazhdon kontrollet në brendi të pyllit në Banjskë

Aktuale

Policia po vazhdon kontrollet në brendi të pyllit në Banjskë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:41
Pamje nga veriu i Kosovës

Policia e Kosovës ka filluar kontrollet më ne brendi të pyllit, për gjatë rrugës të cilin grupi i armatosur serb që kreu sulm terrorist në veri e ka shfrytëzuar për të dalë në territorin e Serbisë.

Deri tash ende nuk është konfirmuar nëse është gjetur diçka.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se situata është e qetë.

Ai tha se gjatë ditës zjarrfikësit kanë pastruar rrugën dhe se jeta e qytetarëve po i kthehet normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat