BE: Policia e Kosovës kompetente për hetimin e sulmit terrorist

Aktuale

BE: Policia e Kosovës kompetente për hetimin e sulmit terrorist

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian konfirmon se kompetencat për hetimin e plotë të sulmit terrorist të 24 shtatorit i ka Policia e Kosovës, ndërsa pret nga Serbia bashkëpunimin e plotë dhe të pakusht në këtë proces.

“Ne duhet të shohim rezultatin përfundimtar të hetimit të plotë, duke sqaruar të gjithë kontekstin, të gjitha rrethanat rreth sulmit terrorist. Dhe ne presim bashkëpunimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Serbisë në këtë drejtim”, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka përsëritur gatishmërinë e BE-së që të konsiderojë masat kundër Serbisë, por ky moment vjen, sipas tij, pasi që shtetet anëtare t’i kenë informatat e mjaftueshme rreth rastit.

Peter Stano ka përsëritur se mandatin për hetimin e gjithë rastit e ka Policia e Kosovës, sepse sulmi terrorist ka ndodhur në territorin e vendit.

Duke precizuar se ekziston bashkëpunim i mirë me Policinë e Kosovës, Stano nënvizoi se EULEX-i ka mandat të monitorojë situatën të ofrojë ndihmë policisë konform kërkesave por se në mandatin e EULEX-it nuk përfshihet hetimi i rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat