Mbrojtja e Lekajt konsideron se seanca eskaloi në debate politike gjatë dëgjimit të ish-ministrit Zharku

Aktuale

Mbrojtja e Lekajt konsideron se seanca eskaloi në debate politike gjatë dëgjimit të ish-ministrit Zharku

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 17:17
Foto nga vendngjarja

Avokati i Pal Lekajt, Musa Damati, tha se konsiderojnë që seanca profesionale eskaloi në debate politike mes oponentëve politikë, gjatë dëgjimit të ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Mbrojtja konsideron se gjatë dëshmisë së sotme, dëgjimit të ish-ministrit të Infrastrukturës, zotrit Lutfi Zharku, seanca profesionale realisht eskaloi në debate politike mes oponentëve politikë.

Konsiderojmë se kjo çështje nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësor.

Procedura gjyqësore është duke u zhvilluar në drejtim të shqyrtimit të provave dhe në bazë të provave që i kemi shqyrtuar deri më tani rezulton e vërteta e sigurt se nuk ka prova të mjaftueshme të cilat mund ta inkriminojnë klientin tim ish-ministrin Pal Lekaj lidhur me çështjen e transaksioni të ekzekutuar ndaj operatorit “Bechtel-Enka” prej 53 milionëve në raport me projektin kapital Prishtinë- Hani i Elezit, autostrata R-6”, tha Damati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat