“Qetësohuni shype”/ Milazim Krasniqi tregon mënyrën e vetme për t’i përballuar kërcënimet e Serbisë

Aktuale

“Qetësohuni shype”/ Milazim Krasniqi tregon mënyrën e vetme për t’i përballuar kërcënimet e Serbisë

Nga: M.L. Më: 2 tetor 2023 Në ora: 19:48
Milazim Krasniqi

Profesori universitar dhe analisti Milazim Krasniqi konsideron se nuk ka asgjë për t’u çuditur nga kërcënimet apo aksionet subversive të Serbisë.

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se në vend të Kosova duhet të forcohet dhe t’i përballoj këto kërcënime duke luftuar për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Postimi i plotë:

Qetësohuni shype. Serbia e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet shtetëror, prandaj nuk kemi pse çuditemi as nga kërcënimet e as nga aksionet e saj subverzive. Vetëm duhet të forcohemi që ta përballojmë. Në këtë kontekst, duhet të punojmë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Kjo arrihet me investime në mbrojtje, me lojalitet e partneritet me NATO-n. Nese nuk punojmë në këtë drejtim, kot mbajme shënime se ku po ndërton Serbia baza, ku po i dislokon forcat. Kot publikojme imazhe nga droni. Ajo ështe punë e gazetarisë hulumtuese, jo e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat