Gjakova: Edhe në kishat tjera mund të ketë municione serbe

Aktuale

Gjakova: Edhe në kishat tjera mund të ketë municione serbe

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:17
Komandanti i Betejës së Koshares, Musa Gjakova

Komandanti i Betejës së Koshares, Musa Gjakova, ka thënë se mund të ketë edhe në kisha tjera ortodokse serbe armatim si në Manastirin e Banjskës.

Ai ka deklaruar se ka mundësi që kishat serbe të jenë në sinkronizim me grupe të tilla, si ai i fundit që më 24 shtator kreu sulm.

“Janë armë jashtë përdorimit të armatimit konvencional të ushtrisë së rregullt, kjo do të thotë se këto janë të dedikuara pikërisht për grupe diversante, mos ti amnistojmë si terroriste sepse kanë veprim më të gjerë në terren”.

“Këto janë dëshmi bindëse se shteti serb ka bërë shumë më herët tërë këtë arsenal, këtu është rreziku i madh se kishat në sinkronizimin e klerikëve ortodokse, janë në sinkronizim me këto grupe, nuk gaboj nëse them se kamë dyshim se edhe në kishat tjera mund të ketë municion të strehuar, këtë e them me shumë përgjegjësi mund t’ia lëmë kohës”, ka thënë Gjakova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat