​Çeku kërkon ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore

Aktuale

​Çeku kërkon ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se sulmi terrorist në veri të vendit më 24 shtator është financuar nga Serbia. Në tryezën e kësaj partie për situatën në veri të vendit, ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku kërkoi ngritjen e kapaciteteve ushtarake policore.

Në këtë tryezë diskutimi është mbajtur një minutë heshtje për rreshterin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se është e domosdoshme që të hetohet Serbia për implikimin në sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Derisa foli për situatën e sigurisë në vend, Haradinaj theksoi se anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe në OKB, janë qëllime që nuk duhet harruar vendi.

Haradinaj: Ndërkombëtarët të hetojnë Serbinë për implikim në sulmin terrorist të 24 shtatorit

Ajo që ka ndodhë të dielën, pra me 24 shtator, është terrorizëm, kualifikohet si sulm terrorist. Po ashtu, Serbia në bazë të të gjitha të gjeturave deri sot kualifikohet si sponsore e terrorizimit. Në pikëpamje të ligjit ndërkombëtar terrorizimi dhe sponsorët e terrorizimit ndëshkohen dhe vërtet është interes i paqes në rajon që bashkësia ndërkombëtare ta merr një pozicion të qartë, si ato në veri, misionet euro-atlantike në NATO, në Uashington, që të ndëshkohet Serbia për sponsorizonim e sulmit terrorist, të ndëshkohen terroristët. Si kish pas me ndodhë ky ndëshkim pa u bazuar në një hetim ndërkombëtar?”, tha Haradinaj.

Pavarësisht gjitha ndodhive, Haradinaj tha se Kosova nuk bënë ta humb fokusimin nga obligimet e marra, pra nga plani franko-gjerman.

Haradinaj: Kosova nuk bënë ta humb fokusin nga obligimet e marra, nga plani franko-gjerman

“Kosova nuk bënë asnjëherë të harrojë dhe nuk bënë ta humb fokusin nga obligimet e marra, pra nga plani franko-gjerman, i përkrahur prej amerikanëve, i cili parasheh të drejtat për komunitetin serb në Kosovë, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Pra, ne nuk duhet të heqim dorë nga qëllimi ynë i arritjes së paqes në Kosovë e rajon, sepse e dimë qe përmes avancimit të marrëveshjes së arritur e avancojmë edhe statusin tonë ndërkombëtar por edhe euroatlantik. Interesi ynë është partneriteti për paqe dhe procesi drejt NATO-s, marrja e njohjeve, anëtarësimi në Këshill të Evropës, po ashtu edhe anëtarësimi në OKB, që është proces pak më i vështirë por që na pret. I përgëzoj institucionet e vendit për punën që kanë bërë në ditën kritike të sigurisë, policinë, inteligjencën, me siguri që ka vend për analizë e për të nxjerrë mësime. Gjithashtu, falënderojmë edhe Bashkësinë Ndërkombëtare”, shtoi Haradinaj.

Edhe ish-kryeministri i vendit, Agim Çeku tha se parapa sulmit terrorist të 24-shhtatorit qëndron Serbia.

Çeku: Serbia është etiketuesi sponsor dhe tani është në një pozicion shumë më të dobët se sa ka qenë para të dielës

Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, sot kur po flasim këtu, mendoj se situata e sigurisë sot në Kosovë është stabile, por na është ofruar edhe një mundësi shumë e madhe që këtë stabilitet ta fuqizojmë, avancojmë dhe ta bëjmë sa më të qëndrueshëm. Sepse në qoftë se dimë t’i nxjerrim mësimet nga ajo ditë, është më së e qartë që Serbia është etiketuesi sponsor dhe tani është në një pozicion shumë më të dobët se sa ka qenë para të dielës, sepse pas raundit të fundit të bisedimeve ka qenë një pozitë me 14 shtator, në një pozicion më të favorshëm, ka qenë një mbështetje më e madhe për qëndrimin e tyre në procesin e dialogut, sesa për Kosovën, por tani ajo është në fazën e shfajësimit nga ky veprim destabliziues dhe veprim terrorist. Ka humbur eksponentë ekstremistë, autoritetin e tyre, fuqia e tyre, duke filluar nga vet presidenti i Serbisë. Anën tjetër ne kemi dalë faqebardhë, fitues, reagimi ka qenë i suksesshëm, fatkeqësisht e kemi paguar një çmim të lartë me humbjen e një polici. Por, ajo që është pozitive është se Policia jonë pati një veprim real, ku u përcoll edhe me taktikë dhe veprime reale, u sprovua dhe këtë kontekst e dha me sukses. U pa që Kosova ka kapacitete, potencial për të mbrojtur veten e sovranitetin”, tha Çeku.

Çeku mes tjerash ka kërkuar edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore.

Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në politikën e jashtme, sipas tij, duhet të jetë më bindëse në këtë drejtim.

Çeku: Të ngritën kapacitetet ushtarake dhe policore

Mendoj se është krijuar një momentum i ri, i favorshëm që të rishikohen nga niveli taktik i njësisë speciale, deri tek niveli strategjik në nivel shteti dhe në bashkëpunim me partnerët tanë se si ta përmirësojmë, avancojmë sistemin e sigurisë tonë. Siguria mbështetet në pesë shtylla. E para dhe më e rëndësishmja është politika e jashtme, duhet të jetë super aktive dhe bindëse, sepse është ajo që krijon partneritete dhe miqësi të reja. Kështu, apeloj se politika e jashtëm të jetë shumë bindëse në këtë drejtim dhe të kryej detyrat e veta. Tjetër është, ndërtimi i kapaciteteve dhe koncepteve të mbrojtjes, është ushtria e vendit. E treta është Policia, inteligjenca që është kryqe në paralajmërimin e hershem, dhe e fundit është plani kombëtar i reagimit, me çfarëdo lloj emergjence e krizë”, vijoi Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat