Osmani në CNN: Jemi në komunikim me aleatët – nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin

Aktuale

Osmani në CNN: Jemi në komunikim me aleatët – nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 19:17 Përditësuar në ora: 20:18 më 03.10.2023
Vjosa Osmani

Osmani, Serbisë: Dorëzone Radoiçiqin në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, kryesisht ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tashmë Policia e Kosovës ka publikuar një numër të madh të fakteve që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në këtë akt.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq tashmë terrorist, ditë më parë përmes një letre publike të cilën e lexoi avokati i tij Goran Petronijeviq, pranoi përfshirjen në këtë terror ndaj Policisë së Kosovës, teksa shtoi se të gjithin e kishte organizuar vetë, kështu duke u munduar ta largojë barrën nga Serbia.

Për të njëjtin, mediat serbe raportuan sot se Prokuroria e Lartë në Beograd e mori në pytje, atje ku mohoi akuzat që iu rëndohen.

Ai në këtë Gjykatë po akuzohet për veprën penale prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje i armëve të zjarrit. 

Sipas Prokurorisë, Radoiçiq dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

Për kryekriminelin, Milan Radoiçiq presidentja Osmani gjatë intervistës së lartë cekur i kërkoi Serbisë që ta dorëzojë në Kosovë.

“Kërkesë e Kosovës është që Radoiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës. Gjëja e parë që e duam është që Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës që të ketë drejtësi. Serbia nuk ka bërë drejtësi”, ka thënë ajo.

Ndër tjera, Osmani paralajmëroi prova të reja të cilat faktojnë akoma më shumë përfshirjen e Serbisë në këtë sulm terrorist, të cilën e mohoi që nga dita e sulmit më 24 shtator.

Teksa, rreth deklaratës së Prokurorisë së Beogradit rreth blerjes së armëve në Tuzlla, ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, tha për REL se “nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës”, që lidhet me rastin e Millan Radoiçiqit.

Osmani: Kosova është nën sulm – do të publikojmë prova tjera për përfshirjen e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa mbajti një intervistë në CNN rreth ngjarjeve të fundit në vend, u shpreh se “Kosova është nën sulm, është nën akt agresioni”.

E pyetur në lidhje me Asociacionin, ajo tha se Kosova është zotuar se do t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit, e sidomos këto të fundit në Bruksel e Ohër.

“Kosova është nën sulm, është nën akt agresioni. Natyrisht, gjëja e parë që e duam është që Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës që të ketë drejtësi. Serbia nuk ka bërë drejtësi. Së dyti, ka vetëm një palë konstruktive në atë dialog, dhe ajo ka qenë Republika e Kosovës që i ka plotësuar 99% të obligimeve, është krejtësisht e kundërta që ka bërë Vuçiqi. Siç tha në intervistën tuaj, ‘unë jam i gatshëm të negociojë’, por Serbia s’ka realizuar asnjë marrëveshje. Ka një listë të gjatë të obligimeve që i ka ndërmarrë që nga 2011, diplomat e të tjerat. Më 2013, Serbia u zotua për shpërbërjen e të gjitha strukturave ilegale në veri, por ato u kthyen në banda kriminale që po kryejnë akte terroriste me urdhër të Serbisë. Kosova është zotuar se do t’i zbatojë marrëveshjet, nisur nga ajo e Brukselit dhe e Ohrit. Do të thotë, është zotuar për vetëmenaxhim për serbët. Por të mos harrojmë, Kosova po kërkon diçka të thjeshtë: duam balans dhe drejtësi në atë dialog, që nuk e kemi pasur. Grupet kriminale të Vuçiqit kanë sulmuar 93 ushtarë të KFOR-it, dhe s’ka llogaridhënie. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për ta”, deklaroi Osmani për Amanpour.

Më tej, e para e shtetit tha se Kosova ka propozuar një plan për sekuencim të marrëveshjes, por që të njëjtën gjë nuk e ka bërë pala serbe.

“Ne kemi marrë çdo hap që të jemi pala konstruktive në dialog. Kemi propozuar një plan për sekuencimin e marrëveshjes, kemi ecur me këshillat e partnerëve, tani jemi në koordinim me partnerët. Serbia nuk e ka bërë këtë gjë. Tani jemi në një akt agresioni që ka vrarë njerëz. Do të dëshiroja që Serbia të implementonte marrëveshjet”, u shpreh Vjosa Osmani.

Osmani në CNN krahason Vuçiqin me Millosheviqin: Po fshihet prapa kriminelit Radoiçiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke mbajtur një intervistë në CNN rreth ngjarjeve të fundit në vend. Në mesin e tyre, ajo foli për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të cilin e krahasoi me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Osmani tha se Vuçiq po përdorë narrativën e Millosheviqit teksa qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë, sulm për të cilin tha se ka mjaft dëshmi, përveçse pamjeve po ashtu edhe për arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.

”Ai po përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh gjatë një momenti ajo.

E para e shtetit në CNN tha se krye terroristi Milan Radoiçiq, është partneri kryesor i presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, pavarësisht këtij fakti e faktit tjetër që ai është pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiqit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiq me Vuqiqin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, i tha Osmani Christiane Amanpour në CNN.

Osmani në CNN: Jemi në komunikim me aleatët – nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, ka thënë se nuk ka konfirmim se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator.

Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë”, deklaroi presidentja Osmani.

“Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon”, potencoi poresidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat