Hoxha: Qasja e Hillit për të zbutur Serbinë është dështimi i tij politik

Aktuale

Hoxha: Qasja e Hillit për të zbutur Serbinë është dështimi i tij politik

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:34
Hill

Analsti politik Dibran Hoxha, në “Debat Plus”, ka thënë se qasja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill për të zbutur Serbinë dhe për të afruar nga Perëndimi është dështimi i tij politik.

“Qasja e Hillit për të zbutur Serbinë dhe për të afruar nga Perëndimi është dështimi i tij politik. Për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi, të mos shpërlahet tashmë me një deklaratë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha këtë e ka thënë pasi ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është deklaruar se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

“Mund të them gjithashtu se kem konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në të vërtetë politik”, ka deklaruar Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat