Eurodeputeti bullgar në PE, presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Aktuale

Eurodeputeti bullgar në PE, presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 22:56
Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk

Të martën në Parlamentin Evropian (PE) u diskutua sulmi i armatosur në veri të Kosovës.

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, hodhi kritika në drejtim të Serbisë.

Ai, gjatë fjalimit të tij,  Aleksandar Vuçiqit iu referua si “Vladimir Vuçiq”.

Kyuchyuk thotë se është e pabesueshme që duhet të dëgjojmë përmes aleatëve tanë të vendosur, amerikanëve, për ngritjen ushtarake nga serbët.

Në debat pati shumë kritika edhe për politikën e BE-së ndaj Serbisë dhe për neglizhencën ndaj ndikimit të Rusisë në rajon.

Disa deputetë bënë thirrje për hetime ndërkombëtare dhe që përgjegjësit e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vihen para drejtësisë.

Disa eurodeputetë madje kërkuan që Serbisë t’i ngrihen fondet derisa të kryhen hetimet.

Ata e kritikuan BE-në për “përdorimin e një politike të butë” ndaj Serbisë, për trajtimin e Vuçiqit si “mik, duke i dhënë fonde dhe duke hezituar ta dënojnë pushtetin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat