The Guardian: Liderët europianë po përpiqen t’i bëjnë bashkë Osmanin dhe Vuçiqin në Spanjë

Aktuale

The Guardian: Liderët europianë po përpiqen t’i bëjnë bashkë Osmanin dhe Vuçiqin në Spanjë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 23:56
Foto arkiv

Sipas gazetës britanike “The Guardian”, po bëhen përpjekje që gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian në Granadë të Spanjës, ku do të marrin pjesë edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, që të ndërmjetësohet një takim mes tyre.

“Vuçiq dhe Osmani do të marrin pjesë në një samit në Granada të 51 liderëve evropianë të enjten dhe burimet thonë se ka përpjekje për t’i bërë bashkë ata pavarësisht armiqësisë politike midis dy vendeve” shkruan gazeta.

Liderët e dy shtetete kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri-tjetrit sidomos pas 24 shtatorit. Osmani dhe Vuçiq janë paraqitur në CNN gjatë dy ditëve të fundit ku teme kanë qenë ngjarjet në Veri. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë muajit qershor të këtij viti kishte marrë pjesë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë.

Pas takimit që kishte pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francëse, Emmanuel Macron, Osmani kishte treguar se dy liderët evropianë ia kishin organizuar edhe një takim të shkurtër joformal me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat