Arifi: LVV i ka fyer krejt ambasadorët, janë të sponsorizuara

Aktuale

Arifi: LVV i ka fyer krejt ambasadorët, janë të sponsorizuara

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 00:28
Avni Arifi

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi thotë se Lëvizja Vetëvendosje bën fyerje të sponsorizuara në rrjete sociale.

Siç thotë ai, zyrtarë të LVV-së kanë treguar vetë se ka njerëz që kanë shumë faqe të “Facebook”-ut dhe “ju gjuhen njerëzve në qafë”.

Arifi thotë se të njëjtit kanë fyer të gjithë ambasadorët dhe siç thotë ai kjo e dëmton Kosovën, dhe si e tillë duhet të ndalohen.

Janë të sponsorizuara…Kosova është vend i vogël. Ne të gjithë e dimë se ato janë të sponsorizuara në tërësi nga kreu i Vetëvendosjes. Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë treguar vetë, që kanë qenë përpara, që ka njerëz që i ka 10-15 Facebook-a, që kanë zyre për trajnimin e njerëzve dhe ju gjuhen njerëzve në qafë. I kanë njollos krejt rivalët politikë. E keqja më e madhe është se i kanë fy krejt ambasadorët, prej ambasadorit Grenell te të tjerët. Kjo dëmton Kosovën. Ndoshta i sjell ndonjë të mirë partisë, ndonjë votë më shumë…por kjo e dëmton vendin. Duhet me u ndal kjo praktikë e tmerrshme. Nuk linçohen liderët e shteteve tjera, diplomatët e shteteve tjera”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat