Opozita ‘braktis’ Kuvendin, ndërpritet seanca – Konjufca merr këtë vendim

Aktuale

Opozita ‘braktis’ Kuvendin, ndërpritet seanca – Konjufca merr këtë vendim

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 17:04 më 05.10.2023
Kuvendi i Kosovës

​S’ka numra në Kuvend, përfundon seanca

Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK-së nuk kanë marrë pjesë në vazhdimin e seancës plenare. Derisa deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk janë kthyer fare në seancë pas pauzës dy orëshe, deputetët e LDK-së lëshuan sallën e seancave plenare kur u konstatua se vetëm 53 deputetë janë nga mazhoranca.

I vetmi nga PDK-ja që u paraqit ishte deputeti Abelard Tahiri i cili njoftoi se s’do të marrin pjesë në punimet e kësaj seance për shkak të mosvotimit nga mazhorancës për rezolutën për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Tahiri: Ne refuzojmë të marrim pjesë në punimet e kësaj seance

“Meqenëse s’është votuar rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës në tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme, si grup parlamentar i PDK-së refuzojmë të marrin pjesë më tutje në punimet e kësaj seance. Konsiderojmë se sot për sot nuk ka gjë më të rëndësishme që të jemi bashkë për Policinë e Kosovës”, tha ai.

Më kritik ndaj ekzekutivit dhe mazhorancës u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se të njëjtin nuk kanë numra për të qeverisur dhe miratuar ligjet edhe me shumicë të thjeshtë parlamentare.

Ai kërkoi një kompromis politik pasi tha se Kuvendi ka hyrë në një rrugë pa zgjidhje, ku qeveria s’ka numra në Kuvend, por as opozita s’i ka votat e nevojshme për ta rrëzuar ekzekutivit.

Madje ai i propozoi qeverisë të zgjeroi koalicionin qeverisës ose të shpërndahet Kuvendi.

Gashi Ju s’keni numra me qeverisë dhe ne s’kemi për t’iu rrëzuar, duhet një kompromis politik

Ajo çka po shihet sot dhe në vazhdimësi janë dy të vërteta që duhet t’i themi haptazi. E vërteta është se ju nuk keni numra për me qeverisë dhe po ashtu e vërteta është se ne nuk kemi numra për me iu rrëzu. Prandaj duhet një kompromis politik për me dalë prej kësaj situate. Nëse një shumicë parlamentare për disa seanca me radhë nuk është në gjendje me kalu ligjet me shumicë të thjeshtë kjo nënkupton se ne duhet të jemi të përgjegjshëm institucionalisht, përgjegjshëm politikisht dhe të vetëdijshëm për barrën politike që e kemi. Ne duhet të ulemi të diskutojmë se si të shkohet përpara. Cila janë zgjidhjet e mundshme? Zgjidhja e parë gjithmonë janë zgjedhjet, zgjidhja e dytë është zgjerimi i koalicionit të juve që është çështje e juaj dhe zgjidhja e tretë është shpërndarja e Kuvendit. Nuk ka zgjidhje të tjera”, theksoi Gashi.

Pas lëshimit të sallës edhe nga deputetët e LDK-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës plenare, derisa pati një porosi edhe për mazhorancën.

Konjufca: Kur të bëhen 61 deputetë mazhoranca, tregoni

“Ju liroj prej Kuvendit të Kosovës, kur të bëheni 61, tregoni”, tha ai.

Në rend të ditës për shqyrtim sot ishin disa projektligje, dy marrëveshje ndërkombëtare dhe zgjedhja e disa anëtarëve në institucione që mbikëqyren nga legjislativ

Gashi, qeverisë: Ju s’keni numra për të qeverisur e ne për t’iu rrëzuar – zgjidhje janë zgjedhjet apo zgjerimi i koalicionit

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën e kuvendit, pasi mazhoranca nuk i kishte numrat që të votohen projektligjet, të cilat kërkonin shumicë të thjeshtë.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, i tha pozitës se ata s’kanë numra për të qeverisur e opozita s’ka numra për ta rrëzuar qeverinë.

“E vërteta është që ju s’keni numra për të qeverisur e ne s’kemi numra për tu ju rrëzuar. Duhet një kompromis politik për të dalë prej kësaj situate”.

Nëse një shumicë parlamentare për disa seanca me radhë nuk është në gjendje që t’i kalojë ligjet me shumicë të thjeshtë, kjo nënkupton që ne duhet të jemi të përgjegjshëm institucionalisht, politikisht dhe të vetëdijshëm për barrën politike që e kemi”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se pozita e opozitës duhet të ulen e diskutojnë për rrugën përpara, teksa shtoi se zgjidhja e parë janë zgjedhjet.

“Zgjidhja e dytë është zgjerimi i koalicionit dhe zgjidhja e tretë është shpërndarja e kuvendit, s’ka zgjidhje tjetër. Ju duhet të garantoni minimumin qeverisës për ligjet e thjeshta”.

“Për marrëveshje duhet shumicë e kualifikuar dhe ne duhet të jemi të përgjegjshëm që bashkë t’i kalojmë ato, por barra i bie shumicës parlamentare që ta kërkojë kompromisin, e shumica nuk po është në kërkim të kompromisit”, tha Gashi.

PDK-ja e lëshon sallën e Kuvendit pasi s’iu votua rezoluta, kërkon datën e zgjedhjeve

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në punimet e seancës së sotme pasi nuk u votua rezoluta e PDK-së ku u kërkuar mbështetja ndaj policisë.

Tahiri tha se sot për sot s’ka gjë më të rëndësishme sesa deputetët të ishin bashkë në mbështetje të policisë.

Në anën tjetër, për sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, në momentin që ju jeni të gatshëm që të ulemi e ta diskutojmë datën e zgjedhjeve, edhe ne do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Kujtojmë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk po arrijnë të votohen pasi partitë opozitare, me përjashtim të LDK-së, nuk po marrin pjesë në votim, për të cilat duhen 80 vota.

Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 16:00

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 16:00, njoftoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Seanca e sotme nisi kryesisht me diskutimet për votimin e Rezolutës që do të fuqizonte Policinë e Kosovës, por kjo rezolutë e kërkuar nga Partia Demokratike, nuk kaloi.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar. Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.

89 deputetë morën pjesë në votim, 36 votuan për, kundër asnjë, abstenuan 52 deputetë (VV).

Krasniqi i përgjigjet Kurtit: Ju po e bëni Kosovën të duket joserioze në raport me ndërkombëtarët

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur Kurtit i cili tha se opozita duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare po e bën Ksoovën të duket joserioze. Krasniqi ka thënë se nëse dikush e ka bërë Kosovën të duket joserioze në raport me ndërkombëtarët, atëherë është Kurti.

“Tha që ky mosvotim po e bën shtetin joserioz në raport me ndërkombëtarët, e vërteta është që këtë shtet nëse e ka bërë me u dok joserioz në raport me ndërkombëtarët dikush në Kosovë ndonjëherë, jeni ju personalisht”, tha ai.

Ai tha se opozita nuk ka faj për sanksionet ndaj Kosovës, por pushteti.

“I kemi gati 500 milionë euro që i kemi votuar deri tash ne si opozitë bashkë me shumicën çdo marrëveshje ndërkombëtare. Çka po ndodh me to, s’keni fillu me implementu as gjysmën prej tyre. Nuk je tu u brengos ti as për punëtorin as për asnjë kategori në Kosovë”.

Ai tha se kjo u dëshmua me ambstenimin për votimin e futjes së rezolutës për Policinë në rend të ditës.

“E përmende që ke qenë opozitar, por po ta përkujtoj që ti ke qenë shembulli më i keq i opozitarit që Kosova ka pasur ndonjëherë. E sa për që ti i ke mbështet marrëveshjet, ti as marrëveshjen për stabilizim asoocim, më të rëndësishmen të Kosovës, nuk e ke mbështet”, tha ai. 

Kurti thirrje opozitës: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, jo për qeverinë, por për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në kuvend, tha se qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo, siç u shpreh ai, për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë.

Kurti u shpreh se janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në kuvend.

“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë kuvendi, qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë. Janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në kuvend, dy të tjera janë në shqyrtim në komisione e shumë të tjera janë në proces që pritet të vijnë nga qeveria në kuvend”, u shpreh ai.

Ai i bëri thirrje opozitës, duke u thënë që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, siç tha ai, jo për qeverinë, por për qytetarët.

“Nga viti 2011 deri në vitin 2022 kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë opozitë parlamentare në kuvend janë votuar  377 marrëveshje ndërkombëtare, nga 377 marrëveshje ndërkombëtare vetëm tri marrëveshje nuk i ka mbështetur Lëvizja Vetëvendosje. Marrëveshjet ndërkombëtare votoni, jo për qeverinë, por votoni për qytetarët tanë”, u shpreh tutje ai.

“Mos më shti me të ardhë qaty”, Bekë Berisha nervozohet me një deputet

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, sot ka qenë i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai pyeti se ku është ministrja e Jashtme, që nuk po i tregon botës për krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Po shoh plot deputetë që po dalin dhe mbajnë fjalime se qysh Serbia ka bo krime në Kosovë, qysh na kanë sulmu, na të pafajshëm, nuk u përgjigj kërkush, po na e dimë këto, krejt historinë, por çka është ka bën ministrja e Punëve të Jashtme që krejt këto sene s’po ia tregon botës?! A ka shqiptarë që e din që u dënu ndonjë serb ose u përgjigj për gjenocidin dhe krimet në Kosovë, po jena mbet tu i kallëzu njani tjetrit qysh Serbia është e keqe. Ku është ministrja e Punëve të Jashtme? Kemi boll njerëz nëpër botë le t;iu kallëzon ndërkombëtarëve, për këtë e kemi kërku një hetim të tretë ndërkombëtar. Le t’i tregon botës se cka ka ndodh me popullin tonë, se as për një masakër nuk u përgjigj Serbia kurrë”, tha Berisha.

“Dilni shkoni dikujt kallëzoni nëpër botë, mos na kallëzoni neve”, tha Bekë Berisha.

Vetëvendosje abstenon, nuk voton Rezolutën që do të ndihmonte policët

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar Rezolutën që do të fuqizonte Policinë e Kosovës. Kërkesa ka qenë e Partisë Demokratike. Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.

89 deputetë morën pjesë, 36 votuan, kundër asnjë, abstenim 52. Kësisoj, nuk u ndryshua rendi i ditës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje të ndryshohet pika e sotme e rendit të ditës dhe të votohet për Rezolutën për ndihmë të Policisë së Kosovës.

Tahiri tha se kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sic ishim unikë para një jave, të jemi unik që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se partia e mbështet kërkesën, por ka kërkuar fillimisht konsultime mes shefave të Grupeve Parlamentare.

“Ajo që ne kërkojmë bashkërisht, është të ulemi dhe të kemi konsultim të detajuar. Të mos vendoset menjëherë si pikë e ditës, por të diskutojmë fillimisht. Jemi të gatshëm për çdo proces, por para se të fillojmë me një debat, që besoj se nuk kemi dallime, të kemi konsultimet tona dhe të dalim bashkërisht dhe të kemi mbështetjen e njëjtë për policinë”, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka thënë se propozimi duhet votuar menjëherë, ndërsa ka kritikuar Kusari – Lilën.

“Propozimi ishte konkret znj.Lila. Nuk e di çfarë nuk keni të qartë. U diskutua edhe në Kryesi të Kuvendit dhe ne besojmë se i plotëson kushtet për ta votuar. LDK-ja vlerëson se ky propozim i plotëson kushtet të futet në rend të ditës”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po ashtu e ka mbështetur.

“AAK e mbështet këtë kërkesë të PDK-së. Është kërkesë e drejtë, legjitime, dhe detyron Kuvendin e Kosovës t’i lërë pallavrat e diskutimet, por të merr vendime konkrete. Ne si GP kemi mbledhur 41 nënshkrime dhe i kemi  gati për një temë tjetër që lidhet me koeficientin për policinë”, tha Tahiri.

Grupet Parlamentare diskutojnë për Rezolutën që do të ndihmonte Policinë e Kosovës

Kuvendi i Kosovës, ka hapur seancën e re. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje të ndryshohet pika e sotme e rendit të ditës dhe të votohet për Rezolutën për ndihmë të Policisë së Kosovës.

Tahiri tha se kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sic ishim unikë para një jave, të jemi unik që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se partia e mbështet kërkesën, por ka kërkuar fillimisht konsultime mes shefave të Grupeve Parlamentare.

“Ajo që ne kërkojmë bashkërisht, është të ulemi dhe të kemi konsultim të detajuar. Të mos vendoset menjëherë si pikë e ditës, por të diskutojmë fillimisht. Jemi të gatshëm për çdo proces, por para se të fillojmë me një debat, që besoj se nuk kemi dallime, të kemi konsultimet tona dhe të dalim bashkërisht dhe të kemi mbështetjen e njëjtë për policinë”, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka thënë se propozimi duhet votuar menjëherë, ndërsa ka kritikuar Kusari – Lilën.

“Propozimi ishte konkret znj.Lila. Nuk e di çfarë nuk keni të qartë. U diskutua edhe në Kryesi të Kuvendit dhe ne besojmë se i plotëson kushtet për ta votuar. LDK-ja vlerëson se ky propozim i plotëson kushtet të futet në rend të ditës”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po ashtu e ka mbështetur.

“AAK e mbështet këtë kërkesë të PDK-së. Është kërkesë e drejtë, legjitime, dhe detyron Kuvendin e Kosovës t’i lërë pallavrat e diskutimet, por të merr vendime konkrete. Ne si GP kemi mbledhur 41 nënshkrime dhe i kemi  gati për një temë tjetër që lidhet me koeficientin për policinë”, tha Tahiri.

VV-ja nuk e voton rezolutën PDK-së për përkrahje të Policisë së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka abstenuar për rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila përfshinte mbështetjen për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Nga 93 deputetë, 53 prej tyre kanë abstenuar, ndërsa vetëm 36 deputetë kanë votuar për.

Në rezolutën e PDK-së, theksohej mbështetja për Policinë, si pensionim të parakohshëm, pagesat e rrezikshmërisë dhe sigurim shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat