Zemaj i reagon Kurtit: LDK-ja i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, përveç njërës

Aktuale

Zemaj i reagon Kurtit: LDK-ja i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, përveç njërës

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:44
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti që e fajësoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zemaj tha se kanë votuar përveç njërës marrëveshje, teksa i kujtoi kryeministrit se as deputetët e tij nuk po i votojnë ligjet e thjeshta.

“Kryeministër me I thënë LDK-së sesi është qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës, është sikur ai fëmija  I papjekur që I thotë prindit të vet ‘hajde babë t’I tregoj mexhat’. E dyta për me tregu që ju jeni serioz edhe jeni shumicë kuvendare ju I kaloni ligjet e thjeshta me votim të thjeshtë. E  kalon Kodin Civil dhe I pyet deputetët e tu këtu se me votat e kujt I ke kalu Ligjin për çmimin tavan të barnave, Ligjin për shëndetin riprodhues dhe dje nuk mujte me kalu as Ligjin për librat shkollor. Ky është serioziteti I shumicës suaj parlamentare. Para se ta akuzosh LDK-në për mosvotimin e ndonjërës prej marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

“Vazhdoni me sfilata, me popullzim, vazhdoni me demagogji por kjo nuk ju bënë nder. Duhet të jeni përgjegjës për votën që e keni, për shumicën kuvendare dhe për përmbushjen e obligimeve që i keni sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi”, ka thënë tutje Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat