Gjenden eshtrat e një personi që figuron në Listën e Personave të Zhdukur me Forcë

Aktuale

Gjenden eshtrat e një personi që figuron në Listën e Personave të Zhdukur me Forcë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të siguroj informacione për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.

Sipas PK-së, pas identifikimit të lokacionit të dyshuar, në vendin e ngjarjes përveç njësive përkatëse policore, kanë dalë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pas gërmimit/ekshumimit, janë hasur gjetje eshtërore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe dyshohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit.

“Lidhur me rastin, tërheqjen e gjetjeve eshtërore e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat