Musliu: Serbia urgjentisht ta arrestojë Radojiçiqin, t’ua dorëzojë autoriteteve të Kosovës

Aktuale

Musliu: Serbia urgjentisht ta arrestojë Radojiçiqin, t’ua dorëzojë autoriteteve të Kosovës

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 09:14
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Milan Radojiçiq duhet të arrestohet nga Serbia dhe t’i dorëzohet shtetit të Kosovës.

Ndërsa, arrestimin, pastaj lirimin, dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë, Musliu e quan teatër të shtetit serb.

“Tani këtë teatrin që e bën shteti serb me Radojiçiqin është total i pakuptimtë dhe qesharak. Vet fakti që mundohen që komplet aksionin ose sulmin ndaj Kosovës ta shkëpusin nga shteti dhe t’ia atribuojnë vetëm Radojiçiqit këtë nuk do të mund ta bëjnë sepse tashmë dihet botërisht që në atë sulm ka qenë i involvuar i tërë shteti serb, pastaj arrestimi, pastaj lirimi dhe shqiptimi i kësaj masës që të mos hyjë në Kosovë të them të drejtën nuk është Serbia ajo që vendos kush hyn edhe kush del në Kosovë dhe vet fakti që Kosova është përgjegjëse për personat që i lejon ose nuk i lejon të hyjnë në Kosovë, mendoj që e bën edhe shumë qesharak vendimin për Radojiçiqin”, është shprehur ajo.

Por, jo vetëm Radojiçqin, Musliu ka thënë se edhe kriminelët tjerë që morën pjesë në sulm duhet t’i dorëzohen Kosovës.

“Unë mendoj që Serbia urgjentisht duhet ta arrestojë Radojiçiqin dhe t’ua dorëzojë autoriteteve kosovare dhe po ashtu Serbia duhet të jep përgjegjësi për sulmin terrorist që e ka bë më 24 shtator. Hapi i parë që duhet të jetë është dorëzimi i Radojiçiqit, por edhe i kriminelëve të tjerë sepse ju e dini që Radojiçiqi nuk ishte vetëm atë ditë”, ka thënë ndër të tjera deputetja e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat