“Kurti ka një moment të artë” Hoxhaj: Situata me ndërkombëtarët është përmbysur, Borrell dhe Lajçak janë “zhdukur”

Aktuale

“Kurti ka një moment të artë” Hoxhaj: Situata me ndërkombëtarët është përmbysur, Borrell dhe Lajçak janë “zhdukur”

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 15:12
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj në një lidhje “skype” në edicionin “Tirana Live” ndër të tjera tha se pas ngjarjes së 24 shtatorit në veri të Kosovës, tani raporti me ndërkombëtarët është përmbysur dhe sipas tij Kurti ka një mundësi të artë në dorë.

Ai shtoi se ka pritur që pasi situata u qetësua në veri, Kurti të zhvillonte takime intensive me Perëndimorët, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Mendoj që Kurti ka një moment të artë, që ta përdorë për mbështetur interesin e Kosovës, në raport me Serbinë.

Nëse më parë ishin gabimet e Kurtit, që i sollën ndërkombëtarët në pjatë Vuçiç, tani është situata e kundërt. Tani do të varet nga mënyra se si Kurti  do të dijë ta përdorë.

Unë kam pritur nga Kurti, që pas normalizimit të situatës në veri, ai do të bënte takime në BE dhe SHBA.

Nuk pse kjo nuk po ndodh. Por një gjë që po ndodh dhe është duke u bërë gabim është që diplomacia publike, komunikimi me mediat është shumë e rëndësishme për ta fituar opinionin në Rajon, BE dhe me gjerë.

Vendimarrësit nuk ndikohen prej qëndrimeve që thotë një drejtues në mediat, por nga qëndrimet që thuhen në tavolinë. Unë shoh një dështim të politikës së Kosovës, që të vizitojë qendrat kryesore perëndimore dhe mendoj se Gërvalla duhet të vinte në Tiranë, pas një takimi në Perëndim.

Nuk po shoh narrativë, argumentin dhe mënyrë bindësi që t’ia bëjnë të qartë ndërkombëtarët se si duhet të rikthehet dialogu, pasi i drejtuar nga Lajcak dhe Borrel ra me ngjarjen e Banjkës.

Duhet të ketë një marrëveshje dhe kjo duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, pasi ky konflikt nuk mund të përmbyllet pa njohur ekzistencën e shtetit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat