“U përdor tuneli i vjetër i një miniere”, Eksperti i sigurisë: Kosova e ka identifikuar se nga i futën armët terroristët serbë

Aktuale

“U përdor tuneli i vjetër i një miniere”, Eksperti i sigurisë: Kosova e ka identifikuar se nga i futën armët terroristët serbë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:55
Pamje nga veriu - Manastiri i Banjskës

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se Shërbimi Inteligjent i Kosovës, në bashkëpunim me inteligjencat e huaja, ka arritur të identifikojë se nga i futën armët terroristët serbë.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se terroristët përdorën një tunel të vjetër në minierën poshtë zonës së Kapaunikut, minerë e cila fillon në Serbi dhe del në Kosovë.

Sipas Kullës, terroristët serbë që u kapën nga Policia e Kosovës, kanë filluar të flasin.

“Shërbimi inteligjent i Kosovës, në bashkëpunim me inteligjencat e huaja, ka arritur të identifikojë se nga janë futur armët nga Serbia në Kosovë. Poshtë, në zonën e Kapaunikut, që është në Zveçan, mbrapa malit ku është gjetur, ekziston një minierë e vjetër, e cila në kohën e Jugosllavisë, kur nuk ka pasur kufi, futet nga poshtë Kapaunikut, që është mali aty ku bëhet ski, atje janë stërvitur, dhe kanë futur armatimet nëpërmjet tuneleve të kësaj miniere. I kanë futur në Kosovë. Është një tunel i vjetër që nuk përdorej më dhe ka qenë nën kontroillin e këtyre bandave, këtyre grupeve. Nuk ka pasur polici të Kosovës atje dhe KFOR-i e ka pasur të pamundur se është një zonë mali. Kjo është identifikuar ditët e fundit. Në hetim, ata njerëzit që i ka Policia e Kosovës, kanë filluar të flasin, të tregojnë gjërat”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat