Forumi i Rinisë së LDK-së bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin përuron Qendrën për Ndihmë Psikologjike

Aktuale

Forumi i Rinisë së LDK-së bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin përuron Qendrën për Ndihmë Psikologjike

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:28
Forumi i Rinisë së LDK-së

Së bashku me komunën e Istogut, Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përuruar qendrën për ndihmë psikologjike “Në linjë ME TY”, në Istog.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati dhe kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Paris Guri gjatë përurimit kanë treguar se kjo linjë telefonike me numër 080011009, është për të gjithë personat që kanë shqetësime me shëndetin mendor.

‘’080011009, është numri telefonik pa pagesë, ku qytetarët të cilët kanë shqetësime me shëndet mendor, ankth, depresion, mendime për vetëvrasje e problem të tjera, mund të telefonojnë e të komunikojnë me ekspertë të shëndetit mendor’’ thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Edhe dëshmitari i dytë sot në Hagë ka masa mbrojtëse, dëshmia pritet të zgjasë disa ditë

Ky numër është pa pagesë, si dhe telefonuesi do të mbetet gjithmonë anonim.

“Në linjë me ty” është një platformë telefonike, ku qytetarët e Istogut, të cilët kanë shqetësime me shëndet mendor, ankth, depresion, mendime për vetëvrasje e probleme të tjera të cilat lidhen me shëndetin mendor mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 080011009”, thuhet në njoftimin e Forumit të Rinisë së LDK-së.

Pas përurimit të kësaj qendre, kryetari Ferati bashkë me Forumin e Rinisë shpërndanë fletushka informuese rreth linjes ‘’Me Ty’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat