Aktakuzë ndaj pejanit që dyshohet se i preu nënës kokën me thikë

Aktuale

Aktakuzë ndaj pejanit që dyshohet se i preu nënës kokën me thikë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit U.H. i dyshuar për vrasje të rëndë ndaj viktimës H.H. më 14 prill të këtij viti.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet U.H, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3 e 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

I dyshuari U.H. dyshohet se pas një mosmarrëveshje me nënë e tij, tashmë të ndjerë, e ka privuar nga jeta tashmë të ndjerën H.H. duke ia prerë kokën me thikë dhe duke i shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat