Murati: Mbështetja e FMN-së për Kosovën, katalizator për rritjen e mbështetjes nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë

Aktuale

Murati: Mbështetja e FMN-së për Kosovën, katalizator për rritjen e mbështetjes nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:15
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në panelin “Një vit me Programin për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri: Rruga Përpara”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në panelin “Një vit me Programin për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri: Rruga Përpara”, në të cilin u diskutua mbi përvojën e deritanishme dhe perspektivën e programit më të ri të FMN-së, që njihet si Programi i Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë.

Në një komunikatë për media thuhet se ky program iu ofron vendeve anëtare të FMN-së qasje në financim afatgjatë për adresimin e sfidave që lidhen me tranzicionin e gjelbër.

Gjatë diskutimit, ministri Murati nënvizoi punën e deritanishme të Qeverisë së Kosovës në zbatimin e këtij programi dhe mundësitë e krijuara për financim të tranzicionit energjetik.

Ai njoftoi të pranishmit edhe për reformat që janë duke u zbatuar në kuadër të programit, në linjë me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat nxisin edhe sektorin privat për investime në energji të ripërtërishme.

Në këtë kontekst, ministri Murati tha se mbështetja e FMN-së në zbatimin e një sërë masash për të mundësuar tranzicionin energjik të Kosovës do të shërbejë si katalizator për rritjen e mbështetjes si nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë, e veçanërisht nga sektori privat.

Ndryshe, më 9 maj 2023 është nënshkruar Programi në mes të Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë deri në 260 milionë euro, duke e bërë Kosovën vendin e parë në Evropë që përfiton nga Programi i ri FMN "Programi për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri".

Deri në 160 milionë euro nga Programi me FMN janë në dispozicion për të ndërtuar kapacitete të reja të prodhimit të energjisë elektrike me erë apo me diell, ndërsa 100 milionë euro të tjera janë në dispozicion si mbështetje buxhetore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat