Sibel Halimi: Narrativa e “shuarjes së opozitës” në Kosovë është një rrezik për demokracinë

Aktuale

Sibel Halimi: Narrativa e “shuarjes së opozitës” në Kosovë është një rrezik për demokracinë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 23:01
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar në lidhje me rrezikun e narrativës së ‘shuarjes së opozitës’ në skenën politike të Kosovës.

Sipas saj në politikën e Kosovës, postulati mbi të cilin po ndërtohet narrativa për ‘shuarjen e opozitës’ ka filluar të krijohet si një ide që vjen kryesisht nga partia në pushtet, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti. Ky postulat po gëzon mbështetje nga disa akterë të tjerë në vend, dhe kjo gjë shqetëson. Për shkak të ndikimit të saj të madh, ky postulat po formon një qasje të rrezikshme për demokracinë dhe politikën në Kosovë.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme “të vlerësojmë përpjekjet e LDK-së për të bërë diferencën në politikën e Kosovës. Pavarësisht nga qëndrimi i saj ndaj qeverisë së momentit, ajo po përpiqet të ofrojë një alternativë të qartë politike dhe të angazhohet në çështje të rëndësishme për qytetarët. Ky është një hap pozitiv drejt përmirësimit të kualitetit të politikës në vend”, sipas Halimit.

Po ashtu, ajo ka theksuar se “populizmi dhe propaganda janë shqetësuese për çdo shoqëri demokratike”.

“Shuarja e opozitës” dhe ulja e debatit politik mund të bëjë që qytetarët të kenë më pak informacion dhe alternativa në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat