Joseph: Që prej 24 shtatorit, Vuçiqi është nën vëzhgim dhe duke u mbrojtur

Aktuale

Joseph: Që prej 24 shtatorit, Vuçiqi është nën vëzhgim dhe duke u mbrojtur

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 00:20
Aleksander Vuçiq

Hulumtuesi i lartë në Institutin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward P. Joseph, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nën mbrojtje pasi është evidente se ka pasur përfshirje shtetërore të Serbisë në sulmin në Banjskë më 24 shtator.

“Situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike që prej atij sulmi dhe atë çfarë Bashkimi Evropian e ka quajtur një sulm terrorist dhe agresion, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si një sulm mizor. Situata ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Unë edhe vetë e vizitova Manastirin e Banjskës dje dhe shkova ta shihja me sytë e mi situatën e të flisja me serbët e Kosovës në Mitrovicë që të merrja përshtypjet e tyre rreth situatës atje. Dhe, që t’i përgjigjem pyetjes suaj: situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Deri më 24 shtator, i gjithë presioni ishte mbi Prishtinën.

Gjithçka ishte rreth Prishtinës, vështirësive dhe obstruksioneve të kryeministrit Kurti. E që prej 24 shtatorit, ne shohim që presidenti Vuçiq është nën vëzhgim dhe duke u mbrojtur, sepse është e dukshme se kishte një përfshirje shtetërore të Serbisë në këtë që ndodhi. Provat janë absolutisht të qarta.

Si munden që ky numër i akterëve, sulmuesve, siç i ka quajtur SHBA-ja, të kenë kaq shumë municion, me këtë lloj lidhjeje me shtetin serb dhe të mos ketë përfshirje të zyrtarëve më të lartë në këtë që ndodhi”, ka thënë Joseph në “Interaktiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat