Zemaj, LDK: Serbia duhet të ekspozohet siç ka bë Ibrahim Rugova në vitet e 90’ta

Aktuale

Zemaj, LDK: Serbia duhet të ekspozohet siç ka bë Ibrahim Rugova në vitet e 90’ta

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 08:16
Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po e përdor si duhet në dialog me Serbinë, momentumin që ka krijuar sulmi terrorist në Banjskë.

Në emisionin DPT te Fidani, Zemaj tha se nuk ka rrugëdalje tjetër pos dialogut, edhe po të jemi në gjendje lufte.

“Edhe nëse je në luftë të hapur, në fund të fundit ki me ardhë prapë te tavolina. Kjo është e pashmangshme”.

“Tash është vlerësim me partnerët, dhe nëse Kosova po vazhdon të jetë nën sanksione, edhe pas ngjarjeve të datës 24, dhe kaq mbyllet kjo temë, atëherë qeveria e Kosovës do të jetë e dështuar. Kosova do të jetë në situatë më të disfavorshme në procesin e dialogut”, ka deklaruar ai.

Tutje, deputeti opozitar tha se po të ishin ata në Qeveri, nuk do të linin mjet pa përdorur për ta ekspozuar “fytyrën e vërtetë të Vuçiqit” para ndërkombëtarëve, njëjtë siç ka bërë ish-presidenti Ibrahim Rugova në të 90-tat.

“Ne duhet ta dëshmojmë se prapa këtyre grupeve terroriste ka qëndruar shteti i Serbisë, me qëllim destabilizimin e Kosovës, jo vetëm të veriut, kthimit në një shtet jonormal ku ka konflikt ndëretnik dhe kjo është karta jonë në procesin e dialogut, para miqve dhe partnerëve, deri në Senat e Kongres, dhe deri në Parlamentin Evropian”.

“Nuk kisha lonë mjet pa përdor që me demasku Serbinë sikur në vitet e 90-ta që e ka bo Ibrahim Rugova me LDK-në. Para Parlamentit Evropian, para Bundestangut, me Bundestagun, kërkesa ditore, javore. Edhe ato video e dëshmi të gjitha në tavolinë edhe me thonë ‘kjo është fytyra e vërtetë e Aleksandër Vuçiqit’”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat