Konjufca dhe Hofreiter flasin për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës

Aktuale

Konjufca dhe Hofreiter flasin për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 09:55
Konjufca dhe Hofreiter

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, u takua me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman, Anton Hofreiter.

Në këtë takim u shkëmbyen perspektiva rreth çështjeve që janë në interes të përbashkët për Kosovën dhe Gjermaninë.

Konjufca falënderoi Hofretier për mikpritjen, si dhe i shprehi mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në proceset integruese evropiane, në ato të ekonomisë e energjisë.

“Gjithnjë të hapur për thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, partnerit tonë të pazëvendësueshëm, me një rol qendror në Bashkimin Evropian ku vendi ynë natyrshëm dhe pashmangshëm aspiron të integrohet” ka thënë Konjufca në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit Konjufca:

Në takimin me z. Anton Hofreiter, Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman, si dhe me anëtarë të tjerë të këtij komisioni patëm mundësi të shkëmbenim perspektivat rreth çështjeve të interesit të përbashkët.

Z. Hofreiter e falënderova për mikëpritjen dhe i shpreha mirënjohje për kontributin e tij, të komisionit që drejton dhe të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në çështjet e proceseve integruese evropiane, ekonomisë dhe energjisë së qëndrueshme dhe liberalizimit të vizave.

Gjithnjë të hapur për thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, partnerit tonë të pazëvendësueshëm, me një rol qendror në Bashkimin Evropian ku vendi ynë natyrshëm dhe pashmangshëm aspiron të integrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat