Përfaqësuesi i palës se dëmtuar: Ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit

Aktuale

Përfaqësuesi i palës se dëmtuar: Ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Ministres Rozeta Hajdari, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti para mediave ka deklaruar se gjatë seancës është bërë marrja në pyetje e ekspertëve.

Avokati Shefqeti tha se kanë pasur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në raport me mos konstatimin e gjendjes teknike të automjetit.

“Dhe ajo që është thënë nga ekspertët ajo ka qenë detyrë e Policisë së Kosovës, që të bëhet kontroll teknike e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

I njëjti tha se siç është konstatuar nga raporti i Policisë nuk ka pasur fare gjurmë të frenimit, e që kjo sipas tij, është konstatuar dhe nga ekseprtët në ekspertizë.

Tutje, avokati Shefqeti tha se ekspertët në ekspertizë kanë konstatuar se automjeti i parkuar e ka penguar shikimin, duke shtuar se “e pandehura ka deklaruar se fëmijët i ka parë duke dal nga marketi”.

“Pra, prej daljes nga marketi deri te rruga është një distancë fizike e për të cilën ne dyshojmë se në kushte normale është dashur të ketë reagim nga secili drejtues i automjetit..”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat