Ramabaja për deklaratën e Bashës për të ardhurit nga Drenica: Kanë mungesë të edukimit moral dhe patriotik

Aktuale

Ramabaja për deklaratën e Bashës për të ardhurit nga Drenica: Kanë mungesë të edukimit moral dhe patriotik

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 23:12
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja teksa komentoi deklaratën fyese të deputetit të VV-së Dimal Basha për deputetët e PDK-së, tha se gjithë ata që përdorin gjuhë pezhorative kanë “mungesë të edukimit moral dhe patriotik”.

Ditë më parë deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka fyer deputetët që vijnë nga Drenica. Duke kritikuar qëndrimin e opozitës për mosvotimin e marrëveshje ndërkombëtare.

“… Kush është ai njeri, se krejt këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxeh dimrit, amo nuk votojnë marrëveshje që e rrisin kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë”, ka thënë Basha ndër të tjera.

E pikërisht për këtë deklaratë, analisti Sadri Ramabaja ka thënë se “ata që përdorin gjuhë të tillë pezhorative ndaj rajoneve të veçanta kanë mungesë të edukimit moral dhe patriotik”.

“Gjithë ata që përdorin gjuhë të tillë pezhorative ndaj rajoneve të veçanta kanë mungesë të edukimit moral dhe patriotik sepse për një shqiptar të mirëfilltë regjioni tjetër është shumë më i dashur se regjioni i tij, për ta kuptuar mirë pastaj atë pjesë të shoqërisë. Unë ndjehem mirë qoftë në Sarandë, qoftë në Podujevë, sepse përpiqem ta kaloj konceptin e mahallës në rrafshin politik dhe ideologjik”, tha Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat