Kusari-Lila flet për komunikimin me Simiq, thotë se ka pasur spekulime politike

Aktuale

Kusari-Lila flet për komunikimin me Simiq, thotë se ka pasur spekulime politike

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 00:27
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar se përgjimet e publikuara muaj më parë në media të bisedës së saj me ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherit ish –deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, kanë qenë spekulime dhe përdorim për konsum politik.

Kjo sipas Kusari-Lilës, është parë nga ata të cilët i kanë publikuar apo edhe nga ata të cilët siç tha ajo, janë sponsorizuar.

“Unë jam deklaruar shumë herë për ato përgjime, përveq faktit se ato ishin një komunikim krejtë normal me nënkryetarin atëherë të Kuvendit, ish-deputetin Simiq për çështje tërësisht të Kuvendit. Pjesa tjetër pastaj ka qenë shumë më tepër e spekulimeve dhe përdorimit për konsum politik që është parë, qoftë nga ata që i kanë publikuar, apo edhe nga të tjerët që i kanë sponsorizuar që është vërejtur. Por që fatmirësisht për ne në fakt si Grup Parlamentar ka treguar vetëm edhe njëherë unitetin dhe kauzën që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë”, ka thënë Kusari-Lila.

Teksa ka falënderuar kolegët/deputetë të partisë së saj, të cilët e kanë përkrahur pa përjashtim, përkundër që siç tha ajo dallimeve në çështje të politikave të veçanta.

“Unë thellësisht kam qenë mirënjohëse për përkrahjen nga të gjithë pa përjashtim të deputetëve, përkundër që ne mund t’i kemi dallimet tona në çështje të politikave të veçanta. Nuk dua të vazhdoj ta trajtoj këtë temë, për arsye se aq shumë e kam diskutuar e përgjegjur saqë tashmë e kamë bindjen që po e lë në hijë gjithë atë komunikim e bashkëpunim që ka pasur agjendë tërësisht tjetër, të grupeve tjera politike. Përderisa e jona u pa qartë dhe ishte evidente që ishtë për punë të Kuvendit, për asnjë çështje tjetër që nuk e përfshinë angazhimin e deputetëve apo agjendën legjislative”, shtoi ajo.

Ndryshe, Kusari-Lila, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për incizimin e bisedave të, të cilat u publikuan në media.

Sipas saj, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar si dhe materiali është manipuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat