Zemaj për bojkotin e VV’së për konstituimin e komisionit për rezervat: Mund ta shtyjnë, por s’mund t’i ikin

Aktuale

Zemaj për bojkotin e VV’së për konstituimin e komisionit për rezervat: Mund ta shtyjnë, por s’mund t’i ikin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:50
Armend Zemaj

“Aq ka skandale në vazhdimësi, sa që spo mundemi me u deklaru”, tha deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, në emisionin “Frontal”.

Zemaj përmendi skandalin me energjinë ku ishte përfshirë ambasadori Martin Berishaj, për të cilin tha se është heshtur.

Ai u pyet për fotografitë e presidentes Osmani gjatë vizitës në Kroaci, ku shihej e shoqëruar nga Berishaj.

“Ishte fotografi e mirë, pavarësisht pozicionit, kjo është arsyeja pse kërkojmë përgjigje nga drejtësia.Le të sqarohet kjo situatë, le ta dinë qytetarët kah kanë shku ato miliona”, tha ai.

Zemaj foli edhe për skandalin me rezervat shtetërore.

“Skandali me rezerva shtetërore ka qenë skandal në vete, ka qenë një prej skandalevë më të mëdha për mënyrën se si kanë negociu e si kanë dështu”, tha ai.

Përderisa foli për dështimet për konstituimin e komisionit hetimor për rezervat, Zemaj tregoi se a mund të zëvendësohen anëtarët nga VV të cilët nuk po marrin pjesë qe tri herë në mbledhje.

“Po pengohet puna, po pamundësohet kuorumi që qytetarët të mësojnë të vërtetën rreth rezervave”, u shpreh Zemaj.

“Pa fillu vendimmarrja, është problem, ekziston sanksioni i zëvendësimit, mund të gjendet jo nga shumica por nga grupet tjera parlamentare, por më mirë do të ishte të merrnin pjesë vetë ata që t’i shfaqin argumentet”, tha ai,

“Mund ta shtyjnë në pafundësi, por nuk mund të ikin”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat